Kryeministri, Edi Rama në një reagim mbi deklaratën e bërë dje nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin,i drejtohet Rama Vuçiçit duke shpresuar që kjo deklaratë të jetë thjesht një shkaka apo siç përdoret në terminologjinë e medieve sociale, një meme. “Përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e mendimit të dëshpëruar e mjeran që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”,thekson Rama në reagimin e tij.
Beogradi zyrtar sulmoi kryeministri Edi Rama dhe e akuzoi për formimin e Shqipërisë se Madhe pas vendimit për t’i vendosur Kosovës në dispozicion portin e Durrësit. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Alekasandër Vulin në një deklaratë zyrtare për mediat shprehej se, një deklarim i tillë ishte dëshmi se Rama vijon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe e cilësoi deklaratën një provokim.
Mbledhja e dy qeverive shqiptare dhe vendimi që Kosova të shfrytëzojë portin e Durrësit ka nxitur pakënaqësi në Beograd. Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po punon për formimin e Shqipërisë së Madhe dhe kritikon Bashkimin Europian që hesht.
Kjo nuk ishte një deklaratë e zakonshme e zyrtarit serb, por u postua në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.
Si kundërpërgjigje ndaj formimit të Shqipërisë së Madhe Vulin kërkon bashkimin institucional të të gjithë serbëve në Ballkan në mënyrë që në rajon të vendoset paqja.
Vulin sulmoi gjithashtu ish kryeministrin Albin Kurti për kundërshtimin e nismës së mini-Schengen-it. Ndërsa vazhdimisht në deklaratën e tij zyrtare përdor “shiptars” i konsideruar me konotacion pezhorativ në serbisht.
Në një reagim ndaj kësaj deklarate, kryeministri Edi Rama i drejtohet mikut të tij, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe shpreson që kjo deklaratë të jetë thjesht një shkaka apo siç përdoret në terminologjinë e medieve sociale, një meme. “Përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e mendimit të dëshpëruar e mjeran që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!” i drejtohet Rama Vuçiçit
“A është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!” shkruan Rama.