Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ndoqi sot punimet e Samitit Botëror të Partive Politike me PK të Kinës.
Balla vlerësoi se “mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe”.
“Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm”, tha Balla.