Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë të hënën (27 shkurt) mbledhjen e përbashkët në Podgoricë.
Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, në këtë mbledhje do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Seanca e përbashkët do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.
Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe homologut malazez, Dritan Abazoviç.