Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic.
Xhaçka u shpreh se në takim u fol për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian.
Sipas ministres rajoni duhet të pozicionohet më afër BE-së në këtë kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
“Diskutim mjaft i mirë me Zv.kryeministrin për Çështjet Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichic për rritjen e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në mënyrë që rajoni të pozicionohet më afër BE-së në këtë kohë sfiduese, duke përfshirë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, u shpreh Xhaçka në një reagim në Twiter.