Ambasada Amerikane në Tiranë, ka sjellë mesazhin që Presidenti i SHBA, George W. Bush dha në vizitën e tij historike në Shqipëri, 14 vjet më parë.
Vizita e Bush i parapriu anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës.
“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” –u shpreh ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.
“Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!”, shkruan në faqen e saj, Ambasada Amerikane në Tiranë.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”et” dir=”ltr”>As Sec. Baker said, “You are with us and we are with you.” Gjithmonë së bashku! 🇺🇸 is proud to have 🇦🇱 as a <a href=”https://twitter.com/hashtag/NATO?src=hash&ref_src=twsrc%5Etfw”>#NATO</a> Ally! <a href=”https://t.co/6fNNnBQPTu”>https://t.co/6fNNnBQPTu</a></p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1377535678884503553?ref_src=twsrc%5Etfw”>April 1, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>