Kryeministri Edi Rama ka transmetuar LIVE takimin me palën turke në Ankara, ku ministrat shqiptarë kanë firmosur me homologët e tyre një sërë marrëveshjesh.
Ndërkohë, Rama dhe presidenti Erdogan pritet të mbajnë një deklaratë të përbashkët për publikun.
Vetë Kryeministri i Shqipërisë ka firmosur me Presidentin turk për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të nivelit të lartë.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja e ngre në një nivel tjetër marrëdhënien mes dy vendeve pasi krijohen grupe të përbashkëta pune, të cilat mund t’i kapërcejnë më lehtë pengesat që hasen zakonisht.
“Jam shumë i kënaqur që Presidenti shprehu gatishmërinë, jo vetëm me fjalë, por edhe ndjekjen e projekteve për ndërhyrje në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulutrës, besoj është lajm i mirë që Universiteti ITU [Universiteti Politeknik i Stambollit], i famshëm për teknologjinë, do të jetë prezent së shpejti në Shqipëri, sikundër jam i lumtur që së shpejti edhe spitali rajonal i Fierit do të jetë realitet,” – tha kryeministri Rama, i cili më pas ironizoi se ka vënë bast që brenda tre muajsh spitali në Fier do të jetë gati.
Erdogan iu përgjigj me humor se spitali i Fierit do të ndërtohet përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Përpara konferencës për shtyp nënshkruan marrëveshjen ministrja e Arsimit Evis Kushi, Kulturës Elva Margariti dhe e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Turqia ka rënë dakord të mbështesë sistemin e shëndetësisë me ndërtimin e disa spitaleve, të mundësojë asistencë në kualifikimin e stafit shëndetësorë. Po kështu në fushën kulturës është nënshkruar një marrëveshje për rikonstruktimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër, ndërsa në fushën e arsimit është rënë dakord për të mundësuar ndërlidhje të universiteteve dhe shkollave mes dy vendeve dhe hapjen e një filjali të një shkolle të teknologjisë nga Turqia.
Presidenti Erdogan u shpreh sot se Turqia dhe Shqipëria do t’i japin një dimension tjetër bashkëpunimit të tyre.
Duke komentuar takimin me kryeministrin Edi Rama në Ankara, ai zbardhi detaje nga bisedat.
Erdogan tha se të nuk do të lejohet që gylenistët të helmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Pjesë nga fjala e Erdogan:
Jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij. Dëshiroj që t’u uroj mirëseardhjen. Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat. Ne jemi dy popuj që kemi jetuar dhe luftuar së bashku me shekuj. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë të dukshme në disa fusha. Në ditët e sotme këto gjurmë i gjejmë nga Elbasani në Korçë, apo nga Shkodra në Vlorë. Ne sot diskutuam dhe firmosëm krijimin e Këshillit për Bashkëpunim Strategjik të nivelit të lartë. Ky hap do ta zhvillojë bashkëpunimin tonë në çdo fushë.
Përveç çështjeve bilaterale, folëm për ato rajonale dhe çfarë mund të bëjmë ne për projektet në vijim. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE-së dhe nga 1 janari ka marrë atë të BISEK-ut.
Shqipëria përjetoi dy tërmete të fuqishme dhe ne ofruam të gjitha mundësitë tona për vëllezërit tanë. Shpresojmë që banesat në Laç të përfundojnë deri në gusht 2021. Unë i kërkoj mëshirë Zotit për shqiptarët që humbën jetën nga tërmeti. Turqia është partneri tregtar i katërt i Shqipërisë. Ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Sot në mendojmë që partneritetit t’i japim një dimension tjetër.
Anëtarët e FETO-s përbëjnë një kërcënim dhe ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F398004308155495%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>
© Argumentum.