Shqipëria feston sot 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur, ndaj dhe kreret e shtetit i janë drejtuar qytetit e Vlores për cermonine e ngritjes së Flamurit.
Ngritja e Flamurit është bërë në sheshin me të njëjtin emër në Vlorë. Në ceremoni u bënë bashkë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.
Ngritja e Flamurit në Vlorë hapi fillimin e festimeve për 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonia u zhvillua në sheshin me të njëjtin emër në Vlorë dhe morën pjesë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Kreu i Qeverisë, Edi Rama.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, krerët e shtetit dhe qeverisë bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë.
Duke uruar festën e Pavarësisë, Presidenti tha se kjo ditë duhet t’u shërbejë shqiptarëve si një reflektim që ata të bashkohen dhe Shqipëria të jetë një zonjë e vërtetë.
“Si mund ta lëmë në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, festën e flamurit, festën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditëlindjen e Adem Jasharit, sot kudo kemi vetëm mesazhe bashkimi për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarët është flamuri i Ismail Qemalit, por është edhe flamuri i Isa Boletinit”, tha Meta.
Më tej ai tha se rasti është një frymëzim për t’u bashkuar dhe reflektuar që Shqipëria të jetë vërtet një zonjë dhe të ketë vendin që ka merituar prej kohësh në Bashkimin Evropian.
Në lidhje me aeroportin e Vlorës, punimet e të cilit nisën të dielën, Presidenti dha këtë koment: “Besoj se Vlora do të jetë në krye të bashkimit në çdo kohë, siç ka qenë gjithmonë, dhe e patriotizmit për të mirën e Shqipërisë”.