Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se Shqipëria i bashkohet Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare.
Përmes një postimi në Twitter, ndërkohë Ambasada Amerikane shprehet se Shqipëria është vendi i 7 që i bashkohet kësaj përpjekjeje për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme.
Në këtë postim, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë deklaron se mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare.
Postimi i Ambasadës së SHBA-ve:
Komanda Qendrore e SHBA mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë në Koalicionin e Sigurisë Ndërkombëtare Detare. Shqipëria është vendi i 7 që i bashkohet kësaj përpjekje për të siguruar lirinë e lundrimit & rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme.