Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka shpërndarë foton e Presidentit serb, Aleksandër Vuçic që shfaq Kosovën dhe territorin e saj të mbuluar nga flamuri serb.
Majko thotë se Vuçiçit i përlqen papajtueshmëria, ndërkohë që duhet të kujtojë se në Shtëpinë e Brdhë nënshkroi një deklaratë për të respektuar provesin e paqes në rajon.
Ai thotë se kjo është një problem dhe mungesë serioziteti i shtetit serb, teksa i thotë Vuçiçit se sovraniteti Kosovës garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami.
STATUSI NGA PANDELI MAJKO
Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.
Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.
Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!