Kryeministri Edi Rama njofton se Shqipëria do të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të djeshëm me 250 mijë euro.
Rama thotë se sapo e ka firmosur këtë vendim:
“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë vëllazërore për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! # Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”.