Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e vlerësoi një moment të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të mbahet në 11 qershor në SHBA, ku Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Në 65 vite të anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara, Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë për të qenë një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të OKB-së që është në fakt forumi më i lartë apo tryeza më e lartë vendimmarrëse e Kombeve të Bashkuara. Është një mundësi e jashtëzakonshme për politikën tonë të jashtme, për diplomacinë tonë, për maturinë e diplomacisë sonë”, tha ajo gjatë një interviste televizive.
“Patjetër që mundësia që na është krijuar edhe përmes konsensusit që ka dhënë grupi i Evropës Lindore ku përfshihet edhe Shqipëria ka të bëjë me maturinë edhe pjekurinë e politikës sonë të jashtme, me konstruktivitetin e diplomacisë sonë si në marrëdhënie dypalëshe, ashtu dhe në marrëdhënie shumëpalëshe, por edhe me kontributin e rëndësishëm që Shqipëria ka dhënë për paqen, sigurinë, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm qoftë rajonal, qoftë pastaj atë global. Kështu që patjetër është një vlerësim i politikës së jashtme dhe i diplomacisë shqiptare dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të qenë siç e thashë, në tryezën më të lartë vendimmarrëse ku do të punojmë ngushtësisht me partnerët tanë, veçanërisht me partnerët strategjikë për të avancuar një axhendë në shërbim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”- tha Xhaçka.
Ajo theksoi se, “ky nuk është një vendim që në fakt vjen nga të tjerët, është një lobim i gjatë serioz dhe i qëndrueshëm i Shqipërisë por edhe i të gjithave le të themi, veprimtarisë së strukturave të politike sonë të jashtme, të shërbimit tonë diplomatik, për ta pasur këtë mundësi”.
Ajo shpjegoi se,”përgjithësisht vendet janë në garë dhe votohen se kush do ta ketë një mundësi të tillë. Ne, për fatin tonë të mirë nuk jemi në garë, sepse kemi konsensusin e të gjithë grupit të Evropës Lindore ku bëjmë pjesë, pra që jo thjesht na kanë propozuar por që po na mbështesin me konsensus për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit. Përfitimet janë të shumta, patjetër edhe në formën e prestigjit të politikës tonë të jashtme dhe të rëndësisë që ajo do të ketë në arenën globale por edhe të forcimit të marrëdhënieve siç ju thashë dypalëshe, shumëpalëshe por edhe të atyre që nuk kanë qenë në vëmendjen tonë deri më tani për shkak të kufizimeve të shtrirjes gjeografike apo të veprimtarisë sonë diplomatike. Ndaj them që është një moment shumë i rëndësishëm por është edhe një sfidë shumë e madhe për ta kryer me sa më shumë sukses këtë dy vjeçar që do të jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit”.
Xhaçka tha se “përfitimet janë të shumta, patjetër edhe në formën e prestigjit të politikës tonë të jashtme dhe të rëndësisë që ajo do të ketë në arenën globale por edhe të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, shumëpalëshe por edhe të atyre që nuk kanë qenë në vëmendjen tonë deri më tani për shkak të kufizimeve të shtrirjes gjeografike apo të veprimtarisë sonë diplomatike”.
“Ndaj them që është një moment shumë i rëndësishëm por është edhe një sfidë shumë e madhe për ta kryer me sa më shumë sukses këtë dy vjeçar që do të jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit”- u shpreh Xhaçka, ndërsa foli për prioritetet që do të ketë vendi ynë në këtë drejtim.
“Prioritetet që ne kemi janë pa diskutim respektimi i të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit Ndërkombëtar si një parakusht për paqen, sigurinë, të drejtat e grave, respektimi i të drejtave të grave dhe këtu ne jemi një histori suksesi me një përfaqësim vërtet dinjitoz të grave në administratën publike, në role ekzekutive, në shoqërinë civile në përgjithësi dhe patjetër që respektimi i të drejtave të grave është një kusht për paqen edhe sigurinë”- tha Xhaçka, ndërsa theksoi se “takimet do të kenë në thelb prezantimin e prioriteteve të Shqipërisë dhe arsyet pse Shqipëria duhet votuar fuqimisht në këtë mundësi të jashtëzakonshme”.
Ajo theksoi se, në sytë e ndërkombëtarëve Shqipëria është një vend shumë dinamik që ka bërë një rrugë të jashtëzakonshme drejt përparimit, drejt demokratizimit, drejt evropianizmit, drejt reformimit të çdo sfere të jetës.
“Ndërkombëtarët na shohin realisht ashtu siç jemi, një vend me një vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të përparuar drejt asaj që në fakt është destinacioni ynë i natyrshëm duke qenë një enklavë e Evropës”- tha ministrja. Ndërsa foli për vështirësitë e marrjes së këtij vendimi nga vendet e BE, Xhaçka tha se uron që Maqedonia e Veriut të kapërcejë ngërçin me Bullgarinë në mënyrë që dy vendet të ecin të bashku drejt aspiratës për familjen europiane.
“Ka shumë arsye që të imagjinohet një ndarje midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke qenë se ngërçi është midis saj dhe Bullgarisë sa i takon miratimit të kornizës negociatore dhe vendosjes së datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe duke qenë se jemi bashkë, është një proces që na frenon edhe ne. Megjithatë, pavarësisht se jemi bashkë, është një proces ku vlerësimi për secilin vend ndodh nga meritat e gjithsecilit dhe KE ka bërë një vlerësim shumë pozitiv për të dyja vendet. Ka dhe një raport të përditësuar që nuk është ende zyrtar por nga kontaktet me partnerët na thonë që është tërësisht pozitiv dhe shumë inkurajues për avancimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë proces, ndaj ne gjykojmë që për shumë arsye edhe sepse mund të themi që aspirata e Shqipërisë dhe MV parashikon dhe aspiratën për integrimin e gjithë rajonit si një rajon që duhet të jetë ekskluzivitet strategjik i BE. Besoj që me shumë konsensus, me shumë bashkëpunim edhe falë ndihmës që na kanë dhënë partnerët dhe të gjitha vendet anëtare të BE të cilat janë mbështetëse te procesit të integrimit, besoj që do ta kalojmë ngërçin dhe problematikën e MV me Bullgarinë për të avancuar bashkërisht në këtë proces dhe do të ishte gjëja më e mirë”- tha Xhaçka.
Xhaçka theksoi se se marrëdheniet me SHBA janë ato të dy partnerëve dhe aleatëve strategjikë.
“Është një marrëdhënie e jashtëzakonshme që ka ecur përmes demokratizimit të vendit, krah për krah me SHBA duke qenë se ata na kanë mbështetur shumë në proceset e demokratizimit të vendit, forcimit të institucioneve, demokratizimit të tyre, së fundmi, me reformën në drejtësi dhe është një partneritet strategjik që ne e vlerësojmë dhe e respektojmë mbi çdo ndodhi dhe që nuk duhet të frenojë asesi atë që është rruga jonë që ne bëjmë bashkarisht dhe krahë për krahë”- u shpreh Xhaçka.
Lidhur me mandatin e tretë të PS-së ajo tha se ” Është një mandat për të thelluar reformat e nisura, një mandat i zhvillimeve dhe projekteve transformuese për vendin, shumë i domosdoshëm për procesin e integrimit të vendit në BE por edhe zhvillimit të vendit, fuqizimit ekonomik të tij”.
“Unë mendoj se zgjedhjet e 25 prillit, ashtu siç e ka thënë dhe raporti i OSBE/ODIHR, ishin zgjedhjet me të mirë organizuara të zhvilluara deri tani. Ne kemi një histori të gjatë, gjatë tranzicionit të kontestimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk ështe çudi për ne që, ata që humbin zgjedhjet të thonë nuk i kemi humbur por besoj, siç kanë folur të gjithë partnerët ndërkombëtarë, siç kanë folur ata që kanë qenë mbikqyrës në këtë process, që të ishte një proces sa më demokratik edhe sa më i lirë dhe i ndershëm, por siç kanë folur edhe institucionet në vend që janë të çertifikuar për organizimin dhe mbikqyrjen e këtij procesi si para zgjedhje ashtu dhe post, siç po shohim në fakt edhe falë medias për të gjithë ato që kanë qënë pretendimet për të gjithë ato kuti që u rihapën për të parë nëse pretendimet ishin me baza apo të pa baza. Po shohim që kemi pasur një proces vërtet demokratik, një proces që i ka përfshirë të gjitha palët dhe një verdikt të popullit shqiptar se kush do të qeverisë vëndin dhe kush do jetë në opozitë”- deklaroi Xhaçka.