Kreu i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) së Shqipërisë, Petrit Ahmeti, është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Rregullatorëve të Energjisë Mesdhetare (MEDREG).
Në deklaratën e bërë nga Komisioni Rregullator i Tregut Energjetik (EPDK) të Turqisë, thuhet se me përfundimin e detyrës së kryetares së deritanishme të MEDREG, njëkohësisht edhe Shefja e Departamentit të Zhvillimit të Strategjisë pranë EPDK, Gülefşan Demirbaş, që ka filluar në vitin 2018, në krye të MEDREG është zgjedhur Ahmeti.
Ahmeti është zgjedhur në Asamblenë e 30-të të Përgjithshme të këtij organi. Demirbaş ka dorëzuar detyrën e saj Ahmetit.