Dorëzimi i Flamurit Kombëtar delegacionit zyrtar të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Pekin 2022” dhe sportistit Denni Xhepa.
Në Ceremoninë e Dorëzimit të Flamurit Kombëtar , delegacionit zyrtar të Shqipërisë në Olimpiadën Dimërore Pekin 2022, ishin të pranishëm bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi, Presidentin e KOKSH Fidel Ylli, Kryetarin e FSHS Evis Toci, Nënkryetarin e Bashkisë Tirana Andi Seferi, edhe Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, z. Zhou Ding
“Shqipëria gjithmonë ka qenë një pjesëmarrëse aktive në Lojerat Olimpike dhe promovuese e shpirtit Olimpik. Pres me padurim se delegacioni do të arrije rezultate të mira duke u bërë ambasadori i miqësisë ”, thotë Ambasadori kinez.
Mbajtja e Olimpiades është manifestimi i kryerjes se detyrimeve nderkombetare, ka ndjekur konceptin “te gjelbra, gjithëpërfshirëse, të hapura dhe të pastra” në përgatitjen e Olimpiadës Dimërore. Do i ofrojmë botës një Olimpiadë të efektshme, të sigurte e të shkëlqyer, vijon ambasadori.
Viti i ri kinez i tigrit po vjen. Në Kine tigri simbolizon guxim dhe forcë. Le të frymëzohemi nga shpirti “më të shpejtë, më të lartë, më të fortë, së bashku”, për të mposhtur vështirësitë përpara, ” së bashku për një të ardhme të perbashket”! Uroj suksese delegacionit në Pekin!, thekson Ambasadori Zhou Ding.