Nga 23-29 maji do të zhvillohet në Tiranë, Fier, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë, Javët Kulturore të Greqisë.
Pas javëve kulturore të Francës dhe SHBA, në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit gjatë Javës Kulturore të Greqisë do të organizohen një sërë veprimtarish si koncert në piano nga pianisti 9-vjeçar Stelios Kerasidis, Symhonic Rebetiko përpunuar dhe risjellë nga Yannis Belonis, Urban ACT, punime artike dhe grafiti nga Kyriakos Iosifidis, shfaqja e filmave “Eftychia”dhe Apples” në teatrin “Zako Çajupi”, shfaqja ekspozitën “Pikturë në qeramikë” me metoda antike nga artisti Athanasios Katsaras në Tiranë.
Ndërsa në pedonalen e Shkodrës në 25 maj organizohet eventi i gastronomisë, përgatitje e pjatave tipike të kuzhinës greke, në Apoloni në Fier do të organizohet “Miti i Amazonave”art, kërcim dhe teatër nga koreografia Artemis Ignatiou dhe kompozitori Miran Tsalikian.
Pjesë e programit është edhe eventi i gastronomisë në Pazarin e Ri në Tiranë, ku do të përgatiten pjata tipike të kuzhinës greke, etj
Me moton “Shqipëria mikpret botën”, aktiviteti Javët Ndërkombëtare të Kulturës është një nismë e qeverisë shqiptare, ku marrin pjesë 17 vende të ndryshme të botës si dhe vende të Bashkimit Evropian.
Javët Ndërkombëtare të Kulturës do të na njohë me kulturat e shumë shteteve deri në qershor. Kalendari ndërpritet për dy muaj dhe rifillon sërish në shtator.
https://drive.google.com/file/d/13AXDXRd-q4esBpD9pqxDQsCxXYyxuoA7/view
/Argumentum.al