Në kuadër të nismes “Shqipëria mirëpret botën” e cila vjen si bashkëpunim i qeverisë shqiptare me vende të tjera mike, partnere, të pranishme në Shqipëri. Nëpërmjet përfaqësive të tyre, janë organizuar një sërë javësh kulturore ndërkombëtare duke shpalosur traditat, kulturen dhe jetën sociale të këtyre vendeve.
Aktualisht jemi para fillimit të Javës Kulturore të Maqedonisë e cila në programin e saj sjell aktivitete nga fusha e kulturës, arsimit dhe biznesit, të cilat do të realizohen në disa vende të qytetit të Korçës për të gjithë shqiptaret duke filluar nga data 27 deri më 29 Tetor.
Nga e enjtja deri në përfundim të manifestimit, Korça do të pulsojë në frymën e kulturës maqedonase. Përkatësisht, në organizim të Ambasadës së Maqedonisë dhe Qendrës Informative Kulturore në Tiranë do të organizohen “Ditët e kulturës maqedonase”. Manifestimi përbëhet nga disa ngjarje nga fusha e kulturës, arsimit dhe biznesit, të cilat do të realizohen në disa vende të qytetit.
Në ambientet e Fakultetit Filologjik në Universitetin Fan Noli, prof. Violeta Janusheva për herë të parë para studentëve do të prezantojë planprogramin për ligjërata për lëndët e gjuhës maqedonase, ndërsa dekanët e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë do të kenë takim pune në kuadër të bashkëpunimit të vendosur mes universiteteve të Manastirit dhe të Korçës.
Në pjesën e prezantimit kulturor dhe muzikor është ekspozita e NU „Zavod Muzeu Manastir me titull “Ëndrrat e nusërisë” dhe pjesë e trashëgimisë kulturore të Manastirit dhe regjionit, e prezantuar nga drejtoresha Meri Stojanova, si dhe ekspozita e pavarur e artistit Zoran Kardula.
Një theks i veçantë i eventit janë takimet e drejtorëve të agjencive shtetërore për turizmin dhe përfaqësuesve të sektorit të biznesit. Drejtori i Agjencisë për tërheqjen dhe përkrahjen e turizmit, Ljupço Janevski dhe drejtoresha e Drejtorisë Shqiptare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, do të negociojnë modalitetet për bashkëpunim dhe performancë të përbashkët në tregjet e treta.
Aktiviteti do të hapet zyrtarisht nga ambasadori Danço Markovski dhe kreu i Korçës, SotirachFilo, të cilët do të marrin pjesë aktive në aktivitete.
/Argumentum.al