Posta Shqiptare emetoi sot, në ditën e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një pullë të re që shënon këtë ditë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama solli foto të kësaj pulle, të emetuar sot nga Posta Shqiptare.
Pullat postare përveç funksionit të tyre kryesor, janë shndërruar në vite në objekte kujtimi dhe vlerësimi për ngjarje, personazhe apo data të rëndësishme. Me to krijohen shpesh koleksione nga të apasionuarit.