Këshilli i Ministrave vendos dhënien e ndihmës me personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 Italisë.
Sipas vendimit të qeverisë, shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor në Itali, do të jetë në vlerën 3 mijë euro në muaj për mjekët dhe 2 500 euro në muaj për infermierët.
Fondi prej 11 milionë lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë drejt Italisë./ata