Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, muzikanti, dirigjenti, pedagogu dhe organizatori i Festivalit të Këngës për Fëmijë Kujtim Alija.
“Mjeshtri i Madh” shkodran gjithë jetën ja kushtoi këngës, zhvillimit të muzikës dhe zbulimit të talenteve të reja. Ai lindi në një familje intelektuale shkodrane, që i ushqeu dashurinë për artin dhe kulturën e kështu vazhdoi ta bënte deri në momentet e fundit.
Festivali i këngës për fëmijë i këtij viti, tregoi që përpos çdo sfide Kujtim Alia nuk mund të qëndronte pa punuar dhe realizuar atë që i kushtoi gjithë jetën.
Prej një viti nga një sëmundje e rëndë, edhe pse asnjëherë nuk la në mes atë që ai deshi më shumë muzikën.
Me 4 korrik Kujtim Alija përmbylli edicionin e fundit të tij, të festivalit për fëmijë, teksa shpalosi edhe planet për atë të radhës, edhe pse ngelën në mes. Gjithë jetën ja kushtoi muzikës, duke nisur që me studimet dhe studimet, që i nisi më 1985.
Për ndarjen e parakohshme nga jeta kanë reaguar miqtë dhe zyrtarët më të lartë të Shtetit për këtë humbje të madhe në botën e kulturës