Enio Jaco*
Përfytyro dy gjigantë në tërheqje litari që çajnë tokën poshtë tyre dhe të gjithë rreth tyre bien brenda. Kjo është lufta tregtare SHBA-Kinë sot. Filloi si lojë guximtare. Po bëhet përplasje afatgjatë.
Prilli 2025 solli rritje të re tarifore, me taksa që arrijnë 125%. Pa ulje tensioni. Thjesht përballje me dëme në rritje.
E vërteta e pakëndshme: askush nuk po fiton.
Në 2018, Trump e nisi luftën, duke thënë se ishte “e lehtë për t’u fituar”. Qëllimi? Presion ndaj Kinës për të ndaluar vjedhjen intelektuale dhe hapur tregjet.
Pasojat? Spirale tarifash që preku qindra miliarda mallra. Marrëveshja e Fazës së Parë dështoi plotësisht.
Fermerët amerikanë u goditën rëndë. Kina ishte treg 24 miliardë dollarësh per ta. Pas tarifave? U shemb. Washingtoni derdhi miliarda për shpëtimin e fermereve.
Kina gjithashtu u dëmtua. Eksportet ranë. Punësimi u tkurr. “Tashmë është e vështirë të gjesh punë,” thotë një profesionist në Shangai. “Do bëhet më keq për të gjithë.”
Tani, tensionet u shtuan përsëri. Dollari dhe Juani ranë, tregjet u tronditën. Investitorët largohen, bizneset ngurrojnë.
Dhe të gjithë të tjerët në botë? Ata paguajnë faturën.
Filloi me iluzionin e fitores. Po vazhdon me e humbje të përbashkëta.
Dhe nëse zgjatet edhe më shumë, nuk do jetë vetem një litar që keputet mes dy elefanteve. Do jetë dhe toka poshtë nesh e demtuar.
*Marrë nga faqja personale facebook e autorit
/Argumentum.al