Kur bëhet një vit që nga fillimi i pandemisë së COVID në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë një reagim në mediat sociale duke falënderuar stafet spitalore.
Ministrja shkruan se si sot një vit më parë nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës, dhe megjithë vështirësitë kurrë nuk u dorëzuan.
Manastirliu bën thirrje që ti ndihmojnë të gjithë së bashku, për të ulur vigjilencën dhe më durim e sakrificë të çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.
“Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës. Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të përballjes me pandeminë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull. T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën , me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm. Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”, shkruan Manastirliu.