Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell bëri me dije sot emrat e disa ambasadorëve të rinj të BE, të cilët do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të BE, mes të cilëve edhe Shqipëria.
Silvion Gonzato është emërimi i përfaqësuesit të lartë të BE për të drejtuar misionin në Tiranë.
Gonzato ka shërbyer më herët si zv/ambasador i BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Detyrat e tij të mëparshme kanë qenë në EEAS si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin publik dhe diplomacinë publike.