Zgjedhjet lokale të cilat ishin parashikuar në 12 prill në Maqedoninë e Veriut nuk do të mbahen.
Për këtë vendim kanë rënë dakord kryetarët e partive politike me presidentin Stevo Pendarovski gjatë një takimi të sotëm.
Shkak është bërë përhapja e koronavirusit.
“Jeta e shëndeti i qytetarëve janë prioritet”, kanë deklaruar përfaqësuesit e partive politike të Maqedonisë së Veriut.
“Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet presidenti së bashku me ekspertët të vendosë në orët dhe ditët në vazhdim.”, deklaroi përfaqësuesi i BDI-së, Bujar Osmani.
Në takim ishte i pranishëm kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kreu i VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, kryetari i ASH Zijadin Sela, i Alternativës, Afrim Gashi dhe i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami.
BDI-në e përfaqësonte Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti ndërsa PDSH-në Organ Ibrahimi dhe Frymëzim Dauti. Në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski, shkruan Alsat MK.
Deri më tani në vendin fqinj numërohen 26 persona të prekur nga virusi, 9 prej të cilëve në Dibër./h.e