Sllovenia do të marrë sot presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Europian nga Portugalia.
Duke u bërë pjesë e BE-së në vitin 2004, vendi do të mbajë presidencën e BE-së deri më 31 dhjetor.
Sipas medias sllovene, është çështje kurioziteti se si Sllovenia do ta kryejë procesin dhe se cilave çështje do t’u japë përparësi.
Sllovenia do të kryesojë për herë të dytë me Këshillin e Bashkimit Europian.
Në 2008, Sllovenia bëri figurën e ”studentes modele” të Europës dhe presidenca u njoh si një moment historik në rrugën e pavarësisë për këtë vend të ish-Jugosllavisë.
Që prej asaj kohe ai është distancuar nga vlerat liberale dhe kundërshtarët e tij e akuzojnë kryeministrin aktual, Janes Jansa për kopjimin e stilit autoritar të aleatit të tij sovranist, Viktor Orban.
Mes prioriteteve të shfaqura për gjashtë muajt e ardhshëm, Sllovenia do të mbajë një samit mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në vjeshtë.
Ajo gjithashtu shpreson të forcojë rezistencën e BE-së ndaj pandemisë COVID-19, kur vendet po përgatiten të marrin 750 miliardë euro të planifikuara nga Brukseli për të rimëkëmbur ekonomitë e tyre.
Sllovenia premton të forcojë shtetin e së drejtës dhe vlerat europiane, një temë që ndan 27 shtetet e BE-së.