Shqipëria shënon sot 10-vjetorin e lëvizjes së lirë në BE.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme për shqiptarët ka reaguar Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Përmes një mesazhi në Facebook, Presidenti Meta thekson se “sot është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në BE”.
Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian!