Pesë shtatori është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, gruas bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti.
Pesë vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes, më 1997. Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj.
Një grua 30-vjeçare në Kalkuta ka deklaruar se u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës dhe një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë mrekulli.
Dita e shenjtërimit e Nënë Terezës, Ambasada Amerikane: Na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë
Ambasada amerikane në vendin tone ka kujtuar sakrificat e për lehtësimin e vuajtjeve të njerëzve në nevojë nga shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, në 5 vjetorin e shenjtërimit të saj. Ambasada ka shkruar se në këtë ditë na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë
“Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve. Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza; “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë”, ka shkruar ambasada amerikane.
Nënë Tereza 5 vite shenjtore, Ilir Meta: Shembulli i saj, mesazh frymëzues dhe reflektimi
Në 5-vjetorin e shpalljes shenjte të Nënës Terezë, Presidenti Ilir Meta shkruan në Facebook se , shembulli i saj i jashtëzakonshëm vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi.
“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta. Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj”,shkruan Meta.
5 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Ruçi: Ndryshoi botën dhe e bëri atë një vend me të mirë
Nënë Tereza padyshim ishte një ndër njerëzit më të cilën krenohemi në Botë. Dhe sot në vitin e 5 të shenjtërimit të saj nuk kanë munguar komenti nga kryetari në largim i Kuvendit Gramoz Ruçi.
“Pesë vjet më parë, Papa Francesku, “i dhuroi” botës Shenjtoren Nënë Tereza. Nënë Tereza është krenaria e të gjithë njerëzimit, por më shumë dhe mbi të gjithë na bën krenar kombin e saj, ne, shqiptarët. Kjo heroinë e kohëve moderne ka frymëzuar miliona njerëz të shërbejnë të ndriçuar nga drita e dashurisë. Nënë Tereza ndryshoi botën dhe e bëri atë një vend me të mirë, nëpërmjet dhimbjes, përkushtimit dhe dashurisë. Nënë Tereza na mësoi se dashuria dhe paqja fillojnë te familja dhe shpërndahen drejt gjithë njerëzve, në të gjithë planetin dhe se dashuria merr kuptim kur shprehet në shërbimin ndaj të tjerëve. Nënë Tereza është shembulli se fuqia e shpirtit njerëzor dhe humanizmit qëndrojnë te besimi se veprat e vogla sjellin të mira të mëdha, të cilat duhet t’u takojnë të gjithëve.”, shkruan në mesazhin e tij Ruçi.
Shenjtërimi I Nënë Terezës, Basha: Shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, të sjellim shpresë për të rinjtë që largohen
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës duke e cilësuar atë si ditë krenarie dhe reflektimi. Misionin e saj për të ndihmuar ata në nevojë, Basha shkruan se do kthehet në misionin e demokratëve për t’i dhënë një shpresë më të mirë për të rinjtë që largohen.
“Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë krenarie kombëtare dhe reflektimi. Mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Terezën është shndërrimi i misionit të saj në misionin tonë, i shembullit të saj në frymëzim dhe nxitje për të bërë më shumë dhe me përulësi për ata që janë në nevojë e pa mbështetje, të braktisurit e të sëmurët, për të sjellë shpresë për një jetë më të mirë për gjithë të rinjtë dhe të rejat që si të vetmen zgjidhje shohin emigracionin, me besimin se edhe në ditët më të vështira, e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen”, shkruan Basha.
Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë.
Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.