Sot mbushen plot 8 vite nga protesta e 21 janarit të vitit 2011, ku humbën jetën 4 persona në bulevard. 4 protestues të Partisë Socialiste u vranë nga Garda e Republikës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Përmes këtij artikulli Newsbomb.al kujton ç’ndodhi atë ditë, e cilësuar padushim si protesta më e përgjakshme.
Gjithçka nisi rreth orës 14:00 ku protestuesit e mbledhur nga e gjithë Shqipëria përshkruan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” përpara Kryeministrisë. Protesta u organizua nga PS, pas publikimit të videos Meta-Prifti. Ndërsa turma nisi me thirrjet kundër kyeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Në vetëm pak minuta fillluan edhe hedhjet e sendeve të forta drejt godinës së Kryeministrisë.
Sakaq, efektivët e Gardës duke parë që protesta po merrte të tjera dimensione rreth orës 14:30 u shtuan edhe më shumë në oborrin e Kryeministrisë. Ndërsa një makinë me ujë me presion filloi të lagte protestuesit. Ky veprim irritoi edhe më shumë këta të fundit, të cilët filluan të hedhin drejt Gardës sende të forta, pllaka trotuari dhe ç’tu dilte përpara.
Në këtë moment ata tentuan të hipin në kangjellat e Kryeministrisë, por nuk arritën të futen brenda. Ndërsa një pjesë e protestuesve hipën edhe mbi godinën e Piramidës ku godisnin nga aty me pllaka guri. Nga shumë sulme efektivët e Gardës pësuan një sërë dëmtimesh fizike. Pas kësaj Garda reagoi duke qëlluar fillimisht me fishekë manovrë, ndërsa kur situata u tensionua edhe më shumë filluan të qëllojnë me fishekë luftarakë në ajër, shkruan neësbomb.al.
Në këtë moment një pjesë e efektivëve me shkopinj gome filluan të godasin dhe të nxjerrin jashtë protestuesit që ishin futur brenda kangjellave rrethuese të Kryeministrisë.
Ishte ora 16:10 ku në Kryeminsiti u dëgjuan të shtëna armësh, ku më vonë u vërtetua se qëlluan njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo nga Kryeministia drejt turmës së protestuesve. Si pasojë humbën jetën Zyver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Po ashtu mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë mes të cilëve edhe gazetari Fatos Mahmutaj.
Nuk vonoi shumë dhe Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha doli në një konferecë për shtyp dhe tha se donin t’i bënin puç. Më vonë efektivët që qëlluan drejt turmës ku lanë të vdekur 4 persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo dolën të pafajshëm nga Kryeministria.
Ndërkohë, kujtojmë se gjykata e Apelit të Tiranës, ka dënuar ish-komandantin e gardës, Andrea Prendi me 1 vit burg, palë me të është edhe ish-shefi i njësisë speciale të gardës Agim Llupo, i dënuar me tre vjet burg.
Dy të paditurve gjykata u kërkon shumën financiare të përdorur për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave në vlerën totale 2.1 milionë euro.
Ndërkohë, sot e kësaj ditë familjarët ende nuk kanë gjetur drejtësinë e duhur për humbjen e familjarëve të tyre./Newsbomb.al