Këtë të hënë, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku do të zhvillohen tri interpelanca me ministra. Siç thuhet në urdhrin e Kryetarit të Kuvendit, interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Rroshi kërkon shpjegime për deportimin e shtetasit turk, Harun Çelik
Interpelanca e dytë është kërkuar nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila do të japë sqarime për sistemin në burgje, për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe procedurat që ndiqen për emërtimet dhe shkarkimet.
Interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës parlamentare me ministrin Blendi Klosi për dëmtimet të sipërfaqeve me pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë nga procesionaria, shkatërruesja e tyre e pamëshirshme, e cila sipas tyre ka tharë me mijëra pisha dhe rrezikon mijëra të tjera.