Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pritet të shpërndahet, por paraprakisht është caktuar seancë për votimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, Këshillin e Prokurorëve si dhe Ligjin për mbrojtje.
Partia në pushtet LSDM më parë paralajmëroi se nuk do të lejojë shpërndarjen e Kuvendit pa votuar ligjet e rëndësishme për vendin, derisa opozita këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme që do të mbahen më 12 prill. Me shpërndarjen e Kuvendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi do të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që më pas të fillojnë afatet për procesin zgjedhor.