Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 17:00 në seancën plenare, që shënon hapjen e Sesionit të IV të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë, pas tre javësh pushime pas vitit të ri.
Në këtë seancë, ndër të tjerat, do të bëhet votimi i dekretit të Presidentit për shkarkimin nga detyra të Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të Kryeministrit Edi Rama, si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë, opozita është ende pa një qëndrim zyrtar nëse do të bojkotojë punimet e Kuvendit ose jo.

