Qytetarët e Himarës do t’u drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë së Himarës.
Në zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak të Himarës janë dy kandidatë, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria.
Votimi do të kryhet në 36 qendra votimi pjesë të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 88 në Bashkinë Himarë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.
KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit që përfshijnë, fletët e votimit, dokumentacionin zgjedhor për përdorim nga Komisionet e Qendrave të Votimit, Pajisjet Elektronike të Identifikimit (PEI), kamerat monitoruese për qendrat e votimit dhe Kamerat regjistruese/monitoruese të VNV.