Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, po heton 18 çështje penale për zgjedhjet e 11 majit.
Këto shifra u bënë publike nga SPAK në një përgjigje të dhënë ndaj kërkesës së Partisë Demokratike për informacion lidhur me këtë çështje që i takon periudhës nga janari deri tani.
Sipas shkresës së SPAK nga 18 çështje penale, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht, me nismë të vetë prokurorëve.
Në të njëjtën kohë që po zhvillohet fushata elektorale, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm.
Në strategjinë e SPAK të bërë publike, ku përfshihet dërgimi në 12 qarqe e 20 prokurorëve, 60 hetuesve të BKH dhe 20 hetuesve financiarë përmendet se nuk do të verifikohen vetëm kallëzimet dhe pretendimet, por edhe mundësia e përdorimit të administratës dhe infrastrukturës publike gjatë fushatës të zgjedhjeve të 11 majit.
