Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka cilësuar vitin 2023 një vit tejet intensivë.
Gjatë bashkëbisedimi informal me gazetarët, Dumani ka theksuar se gjatë vitit 2023 janë dyfishuar hetimet pro-aktive, duke e rritur numrin e tyre në 68 të tilla.
“Në 2023 kemi dyfishuar numrin e hetimeve pro-aktive. Vetëm për këtë vit ka 68 çështje të nisura kryesisht, duke mbajtur rekordin e 3 vjetëve SPAK. Çështjet janë të ndara, krim dhe korrupsion. Indicet janë marrë nga mediat, deklaratat e politikanëve dhe burime të agjentëve të BKH” bëri të ditur kreu i SPAK Altin Dumani.
Kreu i SPAK paralajmëroi se askush nuk është imun përpara ligjit. “E rëndësishme është që askush nuk është imun. Edhe sikur unë të shkel ligjin, prokurori që kam në krahë (për Adnan Xholin) do vijë e do më thotë ligjin dhe provat.”, u shpreh Dumani, njofton Top Channel.
Dumani i pyetur nga gazetarët për hetimet lidhur me dosjen Gërdeci, tha se puna vijon. “Është një dosje qe po punohet, nuk është dosje e fjetur”, tha shkurtimisht Dumani.
Lidhur me hetimet për padinë e depozituar në SPAK ndaj Deputetes Monika Kryemadhit dhe Kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Dumani tha se kontrollet e kryera janë një instrument për të gjetur prova.
“Kontrollet tona janë instrument apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment. Më pyesni sa herë takohemi për këtë çështje. Kemi dhëne përgjigje”, shtoi kreu i SPAK.
Lidhur hetimin ndaj Berishës, Dumani tha se masa e parë e sigurisë e dhënë ndaj Berishës, ajo “Detyrimit të Paraqitjes” është miratuar dhe pranuar nga Gjykata e Posaçme në të dyja shkallët e saj. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli””.
Hetimet për Berishën
Sali Berisha po hetohet për aferën e privatizimit të klubit Partizani. Në përgjigje të pyetjes nëse ka patur qëndrime të ndryshme lidhur me kërkesën për caktimin e masës së parë të sigurisë ‘Detyrim Paraqitje’ për ish-kryeministrin, Sali Berisha, sikundër edhe juristët janë ndarë nëse do duhej apo jo autorizim nga Parlamenti Dumani ishte i qartë
“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurororisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli” ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës
Gërdeci?
Kreu i SPAK Altin Dumani dha sot detaje edhe sa i përket çështjes së rihapur të Gërdecit, kryeprokurori tha se po punohet me atë dosje.
“Është një dosje qe po punohet, nuk është dosje e fjetur”, tha shkurtimisht Dumani.
Ilir Meta e Monika Kryemadhi
Dumani pranoi se hetimet po vijojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, dhe bashkëshortes së tij deputete në Kuvend, Monika Kryemadhi e cila është në hetim pasuror . Shpjegon dhe kontrollet e fundit që janë bërë
“Kontrollet tona janë instrument për të gjetur proven. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”
Sa i takon Arben Ahmetaj
SPAK nuk di ku ndodhet ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj në hetim për korrupsion dhe pastrim parash dhe në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023,por garanton se hetimet vijojnë
Arben Ahmetaj për ne është një person që kërkohet ndërkombëtarisht. Smund të them asgjë mbi informacionet që kërkoni për vendndodhjen, nuk e ndajmë dot këtu. Ai në raport me SPAK është në kërkim. Është një çështje që po hetohet përditë”
Inceneratorin e Tiranës?
Për inceneratorin e Tiranës, kreu i SPAK bëri të qartë se nuk ka fraksion të ndarë, por hetimet vazhdojnë për çdo aktor që ka kryer veprime apo mosveprime, duke mos përjashtuar as as kryebashkiakun e Tiranës.
Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të kenë kryer veprime penale, apo persona të tjerë që kanë patur në duar vendimmarrje. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion
Pyetje: Edhe ndaj Veliajt?
Dumani: Do sqarohet pozita e secilit, çdo veprim po verifikohet”
Edhe sa i takon Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos
“Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar ai vazhdon të jetë në hetim” tha Dumani
Sterilizimi?
Dumani iu përgjigj edhe interesimit për çështjen e Sterilizimit dhe polemikave që janë përhapur rreth amnistimit të ish ministrit Ilir Beqja
Jemi prokuror por sdo të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues, që në muajin Maj kur nuk ishin dhënë masat e para (Shwnim: për Rrjepaj e Rrapaj). Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia por edhe të gjyqtarit Bani. Kështu funksionon sistemi, ç’mund të them tjetër”
Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha:
“Kontrollet tona janë instrument për të gjetur proven. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”
Monika Kryemadhi është në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme. E ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, para pak ditësh ajo tha se është e hapur të përballet me drejtësinë. Sipas deputetes së Partisë së Lirisë, hetimi nga SPAK ka nisur pas denoncimeve me fakte që ajo ka bërë për aferën e inceneratorëve.
Ndërkohë Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK por GJKKO ia rrëzoi më 7 dhjetor