Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dërgon në gjykatë 5 dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit, ku kërkon sekuestron e 8 pronave.
Bëhet fjalë për sekuestrimet e pasurisë së personave të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës dhe Lulzim Berishës.
Konkretisht SPAK kërkon miratimin nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sekuestron e pasurive si më poshtë:
-Dy banesa 3 dhe 2 katëshe të Ardian Doçit në Shkodër
-Banesës 2 katëshe+papafingo të Martin Bletës
-Banesës 2 katëshe + njësi shërbimi të M. Doçit
-Tokës arë me sipërfaqe 1541 m2 dhe 350 m2 truall në Shkodër të M.Doçit
-BMW së blinduar të Lulzim Berishës
– Një automjeti “Mercedez Benz” i 2012
Sa i takon rasteve të tjeera të referuara nga policia e shtetit, SPAK thotë se po i vlerëson rast pas rasti.
oranews