Senati i Spanjës me 0 vota kundër përmes video-votimit ka miratuar Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ambasadori spanjoll në vendin tonë Lorenco Soreka kërkoi falje për vonesën e miratimit duke i potencuar arsyen kryesore të shtyrjes, zgjedhjeve dhe formimi i Qeverisë spanjolle . “Siç tha ministri, Spanja po kalon në kohë të vështirë, Senati ka bërë diça që është e re, votim nga distanca, respektivisht me video. Ratifikimi i vonuar i Spanjës është si pasojë e rrethanave që u krijuan pasi vendi jonë zgjedhjet e prillit i përsëriti në nëntor dhe kjo paraqiti problem”-tha mes tjerash ambasadori Soreka. Protokolli, më 27 shkurt mori dritë të gjelbër nga Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll. Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, që ratifikoi Protokollin. Protokolli te ne, megjithatë u ratifikua me shtyrjen e veprimit, për shkak shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.