Brenda afateve për regjistrimin e koalicioneve, Partia Demokratike (PD) ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) letrën për regjistrimin e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, të cilat do të jenë gjithashtu. kthimi i partive të opozitës në Parlament pas një bojkoti të gjatë i cili në fund të fundit nuk prodhoi atë që pritej.
Përmes një postimi në Facebook të Enjten, Basha shprehu bindjen e tij se koalicioni “Aleanca për Ndryshim” fiton më 25 Prill.
Letra e PD për pjesëmarrjen në zgjedhje u paraqit në KQZ të Mërkurën, si zakonisht natën vonë, pas takimeve intensive që kreu i demokratëve, Lulzim Basha zhvilloi në selinë me aleatët, duke finalizuar marrëveshjet për koalicionin e madh të opozitës, të përbërë nga 13 parti, të emërtuara “Aleanca për Ndryshim” me simbolin “PD-AN”.
“Koha ka ardhur për të ndryshuar. Aleanca për Ndryshim. Shqipëria Fiton”, shkruan Basha.
Në zgjedhjet e 25 prillit do të jenë tre koalicione që do të garojnë me një listë të unifikuar, pasi dorëzuan kërkesën në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Tre koalicione dhe 23 parti, ky pritet të jetë konfigurimi i fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Demokratike, përmes zëdhënësit të saj për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso dërgoi mbrëmë kërkesën për të regjistruar koalicionin e saj me 13 parti që do të quhet “Aleanca për Ndryshim”. Pjesë e koalicionit të udhëhequr nga PD-ja do të jetë edhe FRD-ja e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi, që deri në zgjedhjet e 2017-ës ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste.
Partia “Bindja Demokratike” e Astrit Patozit dhe “Lëvizja për Ndryshim” e Jozefina Topallit kanë zgjedhur të dalin më vete në zgjedhje, pavarësisht se më herët kishin deklaruar se do të bashkoheshin në një koalicion.
Të enjten, kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi dha dorëheqjen menjëherë pas koalicionit me Partinë Demokratike.
Gjithashtu ditën e djeshme janë regjistruar në KQZ edhe dy koalicione të tjera. Është koalicioni i emërtuar “Aleanca” që përbëhet nga tetë parti, të cilat në zgjedhjet e mëparshme kanë qenë bashkë me Partinë Socialiste. Po ashtu, kërkesën në KQZ ka çuar edhe koalicioni “AOKBPEK” i përbërë nga 4 parti që drejtohen nga deputetë që pranuan mandatet në vitin 2019.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh e kandidimi më vete i LSI në zgjedhje është lëvizje taktike për të maksimalizuar votën. “LSI do garojë e vetme në zgjedhje, ky ka qenë një vendim logjik pas një analize të detajuar. Ka qenë një vendim taktik, pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ka një marrëveshje me PD që është në fuqi dhe nuk lëviz, që është e 23 prill. Nuk ka asnjë diferencë me PD, me përjashtim të modelit taktik të kandidimit”,- u shpreh Vasili në emisionin “Opinion”.
Lidhur me qarqet e cilësuar të “vegjël”, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, Vasili tha se në Kukës do të përdoret një taktikë elektorale e ndryshme nga ato të zgjedhjeve të kaluara.
“Në Kukës do të kemi listën tonë të kandidatëve sepse kjo është detyrim i Kodit Zgjedhor, por do të kemi një taktikë elektorale mbështetëse për kandidatët e koalicionit që drejtohet nga Partia Demokratike”,- tha Vasili.
MARRËVESHJE PER KRIJIMIN E KOALICIONIT:
Duke marrë përgjegjësi të përbashkëta për të garantuar fitoren e zgjedhjeve të ardhshme me kandidatë të përgjegjshëm dhe me integritet të lartë moral e profesional.
Duke mbajtur në konsideratë nevojën që kanë qytetarët shqiptarë për përfaqësim dinjitoz: në Kuvend, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të vendit, gjithmonë e më shumë në rritje të kriminalitetit, zhgënjimit nga politikat dhe premtimet e pambajtuara të qeverisë, aksesit të ulët në shërbimet publike, si dhe mungesën e vizionit zhillimor nga ana e qeverisë,
Duke ndarë të njëjtat vlera dhe parime në veprimtarinë tonë të përgjithshme politike dhe të njëjtin vizion për qeverisjen e vendit.
Duke dëshiruar të bashkëndajmë angazhimet dhe kontributet për fitoren e përbashkët politike:
VENDOSEN QE
- Te formojme nje Koalicion per të konkuruar së bashku në zgjedhjet për kuvendin te dates 25 Prill 2021
- Emri i koalicionit eshte…
- Shkronjat nistore të Koalicionit do te jene. Partia udhëheqëse e koalicionit eshte Partia Demokratike e Shqiperise
- Te autorizojmë Z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike, të paraqesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KOZ) listat shumëemërore të kandidateve për deputet, si dhe çdo dokumentacion tjeter të nevojshtm per regjistrimin e koalicionit dhe kandidateve deri ne perfundim te procesit zgjedhor.
- Te autorizojmě Z. Ivi Kaso qe:
- Të paraqesë kërkesë për regjistrimin e koalicionit”, së bashku me këtë marrëveshje, pranë KQZ-së.
- Të përfaqësojë Koalicionin gjatë procedurës së shortit, në KQZ, për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit. c. Te caktoje vëzhguesit e Koalicionit në KZAZ-të, KQV-të dhe VNV-të, në të gjithe vendin
- Termat konkrete të bashkëpunimit brenda koalicionit do të përcaktohen nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të partive politike në përbërje të tij. Numri perkatesi kandidatëve qe do të propozojë çdo parti brenda koalicionit do te specifikohet ne momentin e depozitimit të listës shumäemërore të kandidatëve të koalicionit, sipas modelit te përcaktuar në aneksin e Udhézimit nr. I dt. 23.12.2020 te KQZ.
- Në listën shumeemerore te koalicionit zgjedhor do të përfshihen për çdo parti te koalicionit, numri i kandidateve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale qe rezulton per secilen parti. Kandidatet në listat shumeemerore të koalicionit, pavarësisht se ciles parti i perkasin, do te konsiderohen dhe vlerësohen si kandidate vetem te koalicionit, duke shmangur trajtimin e tyre sipas përkatësive partiake.
- Kjo marreveshje hyn në fuqi menjehere diten e nënshkrimit te saj.
Koalicioni “Aleanca për Ndryshim”:
- PARTIA DEMOKRATIKE – Lulzim BASHA
- PARTIA REPUBLIKANE – Fatmir MEDIU
- PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET – Shpëtim IDRIZI
- PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR – Dashamir SHEHI
- PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT – Vangjel DULE
- PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE – Agron DUKA
- PARTIA DEMOKRISTIANE – Nard Ndoka
- PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE – Bamir TOPI
- PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT – Arian STAROVA
- PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT – Artur ROSHI
- PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT – Ylber VALTERI
- PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa LICI
- PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT – Shpëtim Axhami
- PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE – Dhimitër Muslia
© Argumentum