Nesër me datë (17.10) Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbajnë zgjedhjet lokale, të cilat nisur nga retorika e partive politike gjatë fushatës lokale, kuptojmë se më shumë se sa zgjedhje lokale, ato do të jenë përcaktuese për pushtetin aktual. Ajo parti që do të ketë epërsi në këto zgjedhje, do të ketë më shumë mundësi për të qeverisur vendin. Kjo shihet veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, ku partitë politike për herë të parë vijnë në dy koalicione të mëdha etnike. Në njerën anë LSDM- BDI dhe nga ana tjetër VMRO- Aleanca për Shqiptaret dhe Alternativa.
Ndonëse përgjatë 20 viteve të fundit, që nga marrëveshja e Ohrit, BDI ishte ajo parti politike shqiptare që ndërronte krah me partitë maqedonase herë me LSDM dhe herë me VMRO, tashmë kemi një risi këto zgjedhje pasi Zijadin Sela me Partinë e tij ASH u bashkua në këto zgjedhje lokale pikërisht me VMRO partinë që 4 vite më parë i rrezikoi seriozisht jetën.
Megjithatë duhet theksuar se një koalicon i tillë vlen për tu përshëndetur pasi ul tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Ndonëse është e qartë se arsyeja kryesore e këtij koaliconi mbetet vetëm rrëzimi i BDI-së si faktor politik ndër partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Vetë BDI-ja nga ana tjetër vjen me një axhendë krejtësisht të re, ndryshe nga 2 dekada me radhë. Agjenda e gjelbër është tashme shtylla e kësaj partie e cila ende nuk është përqafuar nga elektorati shqiptare duke konsideruar se deri tani Ali Ahmeti ka fituar zgjedhjet dhe votën e shqiptarëve vetëm në emër të nacionalizmit.
Në keto zgjedhje lokale, votat e qytetarëve do të informojnë jo vetëm zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve në këshillat komunale/qytete, por edhe drejtimin në të cilin do të lëvizë Republika e Maqedonisë së Veriut.
Fushata elektorale ishte e qetë dhe pa incidentet ndërsa partitë politike para qytetarëve kanë prezantuar programet e tyre, që kryesisht kishin të bënin me ofertat për përmirësimin e gjendjes nëpër komunat ku ata jetojnë.
Pritjet e partive janë të ndryshme, derisa partitë në pushtet besojnë në fitoren e tyre, partitë opozitare konsiderojnë se pas 17 tetorit, vendi do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ekzistojnë dy skenarë të mundshme që në fund kanë qëllimin e njëjtë. Skenari i parë ka të bëjë me formimin e shumicës së re parlamentare dhe më pas zgjedhje të reja, apo skenari i dytë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski.
Edhe Ziadin Sela, që drejton koalicionin e opozitës shqiptare mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, beson se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshim në qeverisjen e vendit.
“LSDM-ja (Lidhja Social Demokrate) dhe BDI-ja (Bashkimi Demokratik për Integrim), do të humbin zgjedhjet dhe me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe për të qeverisur me popullin. Atyre do t’u merret pushteti ditën e zgjedhjeve lokale dhe pritjet e opozitës janë që të ketë qeveri të re apo shumicë të re parlamentare”, ka deklaruar Sela.
Partitë në pushtet, ndërkohë janë të bindura në fitoret e tyre në zgjedhje. BDI-ja madje ka paralajmëruar se synimi i saj i radhës është që presidenti i shtetit të jetë shqiptar.
“Ministër të Mbrojtjen, po, ministër të Punëve të Brendshme, po, kryetar të kuvendit, po; ministër te Jashtëm, po, zëvendëskryeministër të parë, po. Barrikada e radhës është kryetari i shtetit”, ka deklaruar kryetari I BDI-ë, Ali Ahmeti në një tubim në Shkup.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një nga tubimet partiake, ka thënë se fitorja e partisë së tij, LSDM-së, do të jetë bindëse.
“Vlerësimet tona për 17 tetorin janë se do të fitojmë pothuajse në të gjitha komunat. Do të fitojmë Shkupin dhe qytetet tjera kryesore në vend. Fitorja jonë do të bindëse dhe me këtë do të konfirmojmë qeverisjen tonë në nivel qendror”, ka deklaruar Zaev.
Kujtojme se në zgjedhjet e së dielës, qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 80 komuna dhe Shkupin me dhjetë komuna si njësi e veçantë e pushtetit lokal.
Po ashtu Kosova ne neser me (17.10) zhvillohen zgjedhjet lokale për kryetar komunash dhe përfaqësues në këshillat komunale. Zgjedhje zhvillohen në 38 komuna të Kosovës përfshirë edhe ato në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri të ditur se ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021.
Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ) verifikoi pjesëmarrjen e 90 subjekteve politike. Konkretisht, 32 parti politike, 34 nisma qytetare, një koalicion dhe 23 kandidatë të pavarur. Ka 1,885,448 votues që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale.
Nga 35 kandidatë për kryetarë komunash në 10 komuna kryesisht serbe, 19 janë serbë, përfshirë tre gra. Nga 167 kandidatë për kryetarë të 38 komunave në Kosovë, vetëm 13 janë kandidate femra. KQZ -ja gjithashtu ka miratuar një listë prej 15,577 viters që do të votojnë me postë nga jashtë.
Serbët e Kosovës do të kenë një mundësi për të zgjedhur nga 18 lista kandidatët e tyre në 21 komuna. Konkretisht, serbët përbëjnë shumicën në 10 komuna, dhe në 11 nuk e bëjnë. Komuniteti serb nga veriu i Kosovës (komunat Kosovska Mitrovica, Zvečan, Zubin Potok dhe Leposavić) do të marrë pjesë për herë të tretë në zgjedhjet lokale të organizuara nga autoritetet e Kosovës.
Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, një nga lojtarët kryesorë në skenën politike në Kosovë është Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila ka përparësi mbizotëruese mbi subjektet e tjera politike dhe gëzon mbështetje të madhe publike. Deri më tani, autoritetet qendrore në Kosovë kanë penguar zhvillimin e bashkësive individuale lokale dhe zgjedhjet lokale janë një mundësi për t’i dhënë fund kësaj praktike.
Votuesit nuk janë të prirur të mbështesin një koalicion të LVV me partitë e tjera, sepse shumë votues besojnë se struktura politiko-mafioze kishte hequr në mënyrë jokushtetuese dhe ilegale qeverinë e parë të Kryeministrit Albin Kurti. Kjo vlen kryesisht për të rinjtë që e perceptojnë LVV dhe udhëheqësin e saj Kurti si një frymëmarrje në skenën politike.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit konkurojnë 94 subjekte politike. 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare e 26 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.
Nga prokuroria e shtetit kanë thënë, se kanë krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë me mision mbrojtjen e votës së qytetarit.