Bashkimi Evropian po lejon diplomatët e saj në Moskë të vaksinohen me vaksinën ruse, Sputnik V nëse ata preferojnë të bëjnë një gjë të tillë, thuhet në një e-mail të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë.
Vaksina Sputnik V nuk është miratuar për përdorim nga Agjencia Evropiane për Barna (EMA).
Në një e-mail që është dërguar nga një zyrtar i lartë i delegacionit të BE-së në Moskë, më 3 shkurt, është emëruar “Vaksinat për COVID-19 – kërkesë urgjente për përgjigje sot”, stafi është informuar se autoritetet ruse kanë vendosur “që të zgjerojnë fushatën e vaksinimit edhe për korin diplomatik, fushatë e organizuar nga autoritetet e qytetit të Moskës”. Aty po ashtu thuhet se “për këtë qëllim, ata po mbledhin të dhëna e stafit të misionit diplomatik apo të anëtarëve të familjeve të tyre dhe mbi 18 persona janë të gatshëm të vaksinohen”. Në këtë e-mail është shkruar identiteti i këtyre personave dhe numri identifikues i akreditimit në Rusi.
Megjithatë, në këtë tekst, vaksina Sputnik V nuk është përmendur në mënyrë eksplicite, por në e-mail thuhet se autoritetet ruse “nuk po specifikojnë se cila vaksinë do të përdoret” dhe se “më shumë informacione se kur dhe ku do të bëhet vaksinimi, do të dërgohet më vonë, kur (autoritetet ruse) të shohin se a ka interesim nga komuniteti diplomatik” që të vaksinohen.
Në e-mail shtohet megjithatë se “nga selia, ne nuk kemi pranuar asnjë qëndrim vendimtar lidhur me atë nëse ne mund të vaksinohemi me vaksinat që s’janë të aprovuara nga EMA, aty ku ato janë në dispozicion”. Deri më tani, EMA ka miratuar vetëm tri vaksina: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.
“Ne jemi udhëzuar se ky është vendim personal, i cilido individ, por nuk është e duhur që të rekomandohet ndonjë vaksinë që nuk është miratuar nga EMA. Prandaj, delegacioni nuk mund të japë një rekomandim, por ua lë në dorë ju që jeni të regjistruar në Moskë, apo anëtari i familjes suaj, nëse do ta bëjë një gjë të tillë”, thuhet në letër./rel