Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, sot në një konferencë për media, ka folur rreth letrës që 56 nënshkruesit e parlamentarët e disa shteteve të BE-së, e të disa shteteve të treta, kërkojnë nga BE-ja, që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë, shkruan RTK.
“Mund të konfirmojë se jo shumë kohë më parë, Përfaqësuesi i Lartë, ka marrë këtë letër të përbashkët dhe si gjithmonë kur ai merr letër nga çdokush, reagon nëpërmjet kanaleve të përshtatshme, e jo publikisht nëpërmjet medieve dhe publikut”, theksoi.
Sipas Stanos, kur bëhet fjalë për temën e ngritur nga 56 nënshkruesit e parlamentarët e disa shteteve të BE-së, e të disa shteteve të treta, tha se politika e BE-së formohet me unanimitet të 27 shteteve anëtare, siç thuhet e vendoset nga qeveritë e këtyre shteteve.
“Kemi me mijëra parlamentarë në BE. Pozita e veprimet e BE-së vendosen nga vendimet e qeverive të 27 shteteve anëtare, sa i përket politikës së jashtme vendoset me unanimitet”, theksoi ai,
Kurse për dialogut, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, theksoi se rreth çështjeve të lidhura me Kosovën dhe Serbinë, edhe më para kanë thënë, se BE-ja është lehtësuese e paanshme dhe ndihmon dyja palët të arrijnë kompromiset e nevojshme për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ajo që kemi bërë së fundi, pas përshkallëzimit të fundit, kemi ndërmarrë masa ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkak të paaftësisë së saj që të fillojë të sillet në rrugën evropiane, e ta shtensionojë situatën e të marrë masat e nevojshme për shtensionim”, theksoi ai.
Duke shtuar se në frymën e njëjtë BE-ja dhe shtetet anëtare, bëhet në sinkronizim dhe konsultim me shtetet anëtare dhe me partnerët ndërkombëtarë, në këtë kontekst kryesisht me SHBA-në.
“Nëse vendosin atëherë do të marrim masa të nevojshme ndaj Serbisë, nëse shtetet anëtare shohin se në atmosferën aktuale, në kontekstin aktual të krizës, Serbia s’po bën gjë për shtensionim”, tha ai, raporton RTKlive.
Sipas tij, qasja e BE-së, është e balancuar. “Të gjitha masat janë të kthyeshme, e varet në mënyrën se si sillen partnerët sa i përket çështjes së shtensionimit dhe ecjes para për t’u kthyer në proces normal të dialogut”, tha ai.
Ajo çfarë BE-ja pret është sjellje evropiane, e që sipas Stanos është që të gjendet zgjidhje evropiane. “Në fund të fundit të dyja shtetet duan të hyjnë në BE, kanë deklaruar se integrimi evropian është prioritet strategjik i tyre. Duhet atëherë të veprojnë sipas deklaratës, e të sillen në mënyrë evropiane. I bie të sillen në mënyrë konstruktive sa i përket shtensionimit, e të qenit në gjendje të gjetjes së një kompromisi të duhur, një konsensusi evropian. Këto janë mesazhe që i japim çdo ditë, javë për javë, muaj për muaj. Kriza nuk shkaktohet nga lehtësuesja BE-ja, shkaktohet nga mënyra se si partnerët zgjedhin për të arritur çfarëdo synimi që kanë, por s’po u ndihmon në rrugën evropiane”, tha zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, sot në një konferencë për media.
Deklarimii Stanos:
https://audiovisual.stano ec.europa.eu/en/video/I-244999