Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Stoltenberg ka thënë se i ka kërkuar të dy liderëve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm, i cili do të mund ta përshkallëzonte situatën dhe se dialogu është e vetmja rrugë përpara.
“Bisedova me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. NATO_KFOR mbetet vigjilentë”, ka shkruar Stoltenberg.