Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar sot mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me strehimin e afganëve.
Blinken ka falënderuar vendet që kanë kontribuar për të strehuar refugjatët afganë.
“Dua të falënderoj aleatët dhe partnerët tanë. Ky operacion qe një përpjekje globale në çdo drejtim. Shumë shtete ndihmuan me kontribute të qenësishme në transportin ajror, përfshirë bashkëpunimin në aeroport. Disa prej tyre po shërbejnë si vende tranzit, në mënyrë që të shpërngulurit të regjistrohen dhe të dhënat e tyre të përpunohen, rrugës për vendmbërritjen e tyre finale. Të tjerë kanë rënë dakord të zhvendosin refugjatët përgjithmonë dhe shpresojmë që më shumë vende do bëjnë të njëjtën gjë ditët e javët në vijim. Ne u jemi vërtetë mirënjohës për ndihmën”, deklaron Blinken.
Në Shqipëri deri tani kanë mbërritur 644 shtetas afganë të cilët u strehuan fillimisht në Qytetin Studenti për t’u transferuar më pas në struktura hoteliere në bregdet./ata