Presidenti Bajram Begaj uroi sot Sulltan Nevruzin nga Teqeja e Baba Aliut, Alipostivan në Frashëri.
Në këtë ditë feste, shkroi Begaj në rrjetet sociale, “nga teqeja e Baba Aliut (Alipostivan) në krahë të Frashërit, djep i bektashizmit dhe atdhedashurisë, ju uroj së bashku me Baba Hekuranin, gëzuar Sulltan Novruzin!”.
Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.
Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.