Presidenti Ilir Meta shprehu sot ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën pas sulmeve në SHBA.
Kreu i shtetit shqiptar shprehet se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.
“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, thekson Meta.
Nga sulmet në SHBA, një në një qendër tregtare në Teksas dhe tjetri në një lokal në Ohio humbën jetën 29 persona të pafajshëm./ata