Sulmet e ndodhura kohët e fundit të cilësuara si akte terroriste në Francë dhe një ditë më parë në Vjenë ka rritur gjendjen e alertit dhe në Shqipëri.
Sipas burimeve është dhënë urdhër që të rritur siguria në vendin tonë, duke shtuar prezencën e forcave të Antiterrorit dhe të agjentëve të shërbimeve sekrete.
Mësohet gjithashtu se në ambiente publike, në aeroporte, porte dhe në godinat e selive diplomatike, pra ambasadave do të ketë prezencë të shërbimeve civile të organeve të sigurisë dhe të policisë. Do të rritet edhe numri i patrullimeve me uniformë të policisë.
Burimet bëjnë të ditur se këto masa të vendosura nga Ministria e Brendshme dhe drejtoria e Përgjithshme e Policisë në bashkëpunim me organet e specializuara ligjzbatuese do të jenë në fuqi edhe në gjithë muajin Nëntor, për festat e 28-29 nëntorit, por edhe deri në fund të vitit për festat e Krishtlindjeve dhe për Vitin e Ri.
Shqipëria nuk operon me nivele të veçanta sigurie, sipas shteteve, por burimet pohojnë se niveli i sigurisë është rritur nga ai jeshil në atë portokalli.