Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë efektivë në Irak.
Njoftimi u bë pas sulmit nga ana e Iranit në dy baza amerikane në Irak.
Trupat amerikane në Irak u goditën nga disa raketa balistike dhe kjo u konfirmua edhe nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.
Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është një hakmarrje pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.