Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri dha një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin rus ndaj vendit të tij.
“Sot Rusia ka kryer agresion ndaj Ukrainës. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por edhe në qytete paqësore. Ky është akt lufte, sulm ndaj integritetit dhe sovranitetit territorial të Ukrainës. Sulm ndaj hartës së OKB. Është shpallur gjendje ushtarake në të gjithë territorin, është mbyllur hapësira veriore. Në kufijtë me Bjellorusinë dhe Rusinë po kryen luftime ushtarake. Janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti ka paraqitur ligjin për mobilizim të përgjithshëm ushtarak“, tha ai.
Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov deklaroi se deri më tani kanë humbur jetën 40 ushtarakë ukrainas dhe janë shënuar dhjetëra viktima civile.
Ai nënvizoi se mes viktimave 2 janë fëmijë.
“Aktualisht kemi një informacion nga ana e Ukrainës kemi rreth 40 persona të ushtrisë, dhjetëra viktima civilë. Kemi informacion nga këto viktima dy persona janë fëmijë. Rreth 50 persona të ushtrisë ruse kanë humbur jetën. 6 avionë dhe 2 helikopterë janë rrezuar nga ana e Ukrainës”, u shpreh ai.
Ambasadori deklaroi se përveç kërkesës për sanksioneve, Ukraina ka bërë edhe kërkesa për armatime.
“T’ju them të drejtën i kemi bërë edhe një kërkesë qeverisë shqiptare për ndihmën me benzinë dhe lëngje të tjera të tilla”, tha ambasadori.
Deklarata e plotë për mediat shqiptare nga Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Z.Volodymyr Shkurov
Sot natën Rusia ka kryer një agresion përmes një sulmi ushtarak ndaj Ukrainës. Ukraina është e sulmuar përgjatë gjithë perimetrit kufitar. Bombardimet janë kryer mbi objekte ushtarake por edhe mbi qytete paqësore, duke përfshirë këtu edhe sulme nga territoret e përkohësisht të okupuara si Donbas dhe Krime, si dhe nga rajoni juglindor. Ky është një akt lufte, sulmi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, shkelje e thellë e Hartës se OKB-së dhe normave dhe parimeve kryesore të ligjit ndërkombëtar.
Është shpallur një gjende ushtarake në të gjithë territorin e Ukrainës, është mbyllur hapësira ajrore të Ukrainës. Kufijtë perëndimore janë të hapura dhe punojnë nën rrëgjimin e sigurisë së lartë. Në kufijtë e Ukrainës me Bjellorusinë dhe Rusinë, vazhdojnë veprime luftarake. Me vendimin i Presidentit ukrainas, të datës 24 Shkurt, janë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Presidenti i Ukrainës ka prezantuar në “Verhovna Rada” projekt ligjin për mobilizimin i përgjithshëm ushtarak.
Ka goditje të drejt për drejta ndaj ndërtesave të banuara, janë të shkatërruara licetë në afërsi me Kyivin, disa objekte të tjera të infrastrukturës.
Aktualisht, mbështetjen zyrtare ndaj Ukrainës kanë shprehur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri për Evrope dhe Punët e Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, përfaqësimi i kryesisë së OKB-së në Shqipëri, liderët e partive politike.
Populli i Shqipërisë në mënyrë masive po shpreh mbështetjen me Ukrainën.
Ne nuk do të dorëzojmë pavarësinë dhe sovranitetin tonë, do të mbrojmë Atdheun tonë me të gjitha mënyra. Por kemi nevojë për një mbështetje dhe ndihmë aktive. Bëjmë thirrje BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe e gjithë botës demokratike të përdorin ndaj agresorit, te tilla sanksione të cilat do të ndalojnë agresorin.