Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së të organizohet para fundit të presidencës gjermane të Bashkimit Evropian. Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se megjithëse mbetet ende punë për të bërë për reformat, Shqipëria e ka justifikuar atë që ai e quajti “hapin e ardhshëm logjik”. I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor tha gjithashtu se qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj rajonit ka pasur vazhdimësi, pavarësisht nëse administrata ka qenë demokrate apo republikane dhe ai pret të njëjtën gjë me ardhjen e Presidentit të ri Joe Biden. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Palmer tha se Uashingtoni vazhdon të mbetet i angazhuar për normalizimin mes Prishtinës dhe Beogradit: Zëri i Amerikës: Zoti Palmer duket se fillimi i negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, do të shtyhet përsëri. Cila mendoni se është arsyeja që BE-ja nuk është gati për fillimin e tyre? Matthew Palmer: Nuk dua të flas për Bashkimin Evropian. Do të ...
Read moreDetails