Veç simbolizmit asgjë substanciale nuk ka në takimin e nivelit të lartë BE e vendet e Ballkanit Perëndimor dhe asnjë vendim për procesin e anetaresimit nuk do të merret gjatë tij, tha për Albanian Daily News në një interviste ekskluzive Drejtorja Ekzekutive e Fondit Europian për Ballkanin (FEB), Aleksandra Tomanic.
Zj. Tomanic, eksperte për marrëdhëniet e BE me rajonin, ishte pesimiste në përgjithësi për procesin e zgjerimit të kësaj organizate drejt Ballkanit Perëndimor për faktin se u bënë 20 vjet nga takimi i Selanikut ku u bënë premtime të mëdha për zgjerimin por, sipas saj, asgjë nuk është bërë.
Vetë Brukseli nuk është fare i përgatitur për anetare të ri as nga ana organizative, i tha ajo në një bisedë redaktorit të lartë diplomatik Genc Mlloja në prag të Samitit.
Tomanic, ndërkohë, u tregua e ashpër që kosovareve u privohet liberalizimi i vizave kur kanë plotësuar të gjitha kushtet që prej dy vitesh
Por ajo mendonte se për Shqipërinë është një gjest simbolik takimi i 6 dhjetorit në Tiranë dhe asgjë tjetër.
Kurse për Ballkanin e Hapur tha se që në nisje ka pas karakter bosh e asgjë reale si projekt kur gjysma e 6 vendeve të rajonit nuk marrin pjesë në të. /Argumentum.al