Ashtu siç ishte lajmëruar, Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon sot një takim me kryeministrin Rama për sigurinë në stadiume, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të dhunës në futboll.
Të pranishëm në takim janë edhe përfaqësues nga Ministria e Sportit si dhe drejtuesit e klubeve shqiptare.
Kërkesa kryesore është rikthimi i policisë në stadiume dhe ndryshimi i Ligjit për Sportin. Gjithashtu, një kërkesë parësore do të jetë që dhunuesit në sport të dënohen, duke u bërë pra një vepër penale.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar veç tyë tjerash që kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg.
“Dhuna në stadiume nuk mund të tolerohet më”. Policia e Shtetit dhe FSHF, mos ja lenë topin njëri-tjetërit por të bashkëpunojnë. Rikthimi i Policisë në staidume do të kërkonte amendimin e ligjit dhe një vendim të posocëm. Unë besoj se aq sa e rëndësishme është që të policia të përfshihet, aq e rëndësishme është që të mos mbetemi thjeshtë se policia.
Shqetësimi mbetet te impianetet sportive. Ka mjaft impaiante që nuk i kanë parametrat minimale të sigurisë. Duhet bashkërisht të garantojmë monitorimin me kamera të të gjitha imipaneteve. Teknologjia na i jep mundësi.
Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal. Kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg. Ky do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me parlamentin për të ndryshuar kodin penal”, u shpreh kryeministri Rama.