Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot në selinë blu një takim me kreun e demokratëve, Sali Berishën. Në një reagim të bërë në Facebook, Berisha shprehet se palët diskutuan gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve “për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës”. Në takim të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, si dhe deputeti i PL-së, Petrit Vasili. Në postim në Facebook, Berisha shkruan se me Metën diskutuan për koordinimin e punës së përbashkët për mbrojtjen e interesave të qytetarëve nga regjimi i Edi Ramës. Sipas Berishës, bashkëpunimi elektoral, parlamentar “ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”.
Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.
Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.
/Argumentum.al