Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq, në Ohër.
Sot u zhvillua takimi i 2-të i Samitit për “Shengenin Ballkanik”, ndërsa takimi i tretë pritet të mbahet në Durrës, në 21 dhjetor të këtij viti.
I pyetur nëse do pranojë qeveria shqiptare ndonjë alternativë tjetër të anëtarësimit të në BE, Rama shprehu ashpër qëndrimin e tij duke thënë se nuk do të presim të anëtarësohemi në BE, për të bërë realitet gjëra të cilat kemi lirinë t’i zgjidhim mes vendeve tona.
Pyetja: Do pranoni ndonjë alternativë të tjetër të anëtarësimit fuqiplotë në BE?
Rama: E dëgjoj gjithmonë e më shpesh këtë pyetje dhe vazhdoj të moskuptoj arësyen e kësaj pyetje. Nuk ka asgjë të re në këtë nismë nga gjithçka kemi dakordësnëuar në dhjetëra tryeza, duke i rënë rrotull Europës, mes të 6 lidërve të Ballkanit Perëndimor. Më vjen shumë mirë që pikërisht, nëpërmjet kësaj nisme që po sulmohet qorrazi, do të realizohet lëvizja e lirë e njerzëve në të gjithë rajonin. Lëvizje e lirë pa radha, pa dy palë policë, pa dy palë kontrolle, pa bakshishe për të kaluar më shpejtë edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe në kufirin me Kosovën. Kjo nuk është një nismë që buron nga hiçi. Është një nismë zbatuese e të gjitha atyre që kemi rënë dakord mes 6 vendeve në të gjitha tryezat e procesit të Berlinit. Dikush të më gjejë një pikë me të cilat nuk kemi rënë dakord.
Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjes tha ne nuk duam, s’kemi konsensus të hapim kufirin me Serbinë. Tani do presim ne që të duan ata për të hapur ne kufirin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Do presim të bindin ata njëri-tjetrin?
Jo!
Kjo nismë nuk është detyruese për askënd, por është një marrëveshje për të vrapuar të gjithë sëbashku. Kush do të vrapojë, vrapon, kush do të rrijë, të rri. Nuk ka lidhje me vendimin e Këshillit Evropian dhe fatmirësisht këtë gjë e kam thënë përpara. Jemi dakordësuar në Neë York në takimin që patëm me Zaev dhe Vuçiç në Kombet e Bashkuara. Do hapim këtë proces për të bërë realitet gjëra që kemi rënë dakord. Unë kam qenë bashkë me Vucic që i kemi dorëzuar në tryezë, në Samitin e parisit, Merkelit, Presidentit të Holandës këtë gjë. Pasi në nivelin e lartë politik kjo gjë u pëlqye dhe u laborua aty, e morën burokratët në Bruksel e shtrydhën dhe e kthyen në 747 pika që ne duhet ti përbushnim dhe ndërveprimi do vares se sa kohë do kishin ata të merreshin me pikat tona.
Çfarë lidhje ka me integrimin në BE fakti që do heqim pengesat për njerëzit?

Çdo të thotë kjo është paralele, apo po na çon në një drejtim tjetër?
Do presim të integrohemi në BE ne dhe të bëjmë anëtarë të BE-së, fermerët që duan të çojnë domatet dhe mollët nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut?
Po shqiptarët këtu ku jetojmë ne, do presin të integrohemi në BE që të kalojnë kufirin pa kaluar 2 palë policë, që nganjëherë të dehin duke pirë aq shumë alkool, se janë duke pritur BE-në?
Do presim BE-në ne për ti thënë turisteve jashtë BE-së që shkojnë në një nga vendet tona, me një hyrje, jo me 4 plaë viza dhe policë?
Do presim të hyjmë në BE që pastaj shqiptarët e rinj që studiojnë në Luginën e Preshevës që studiojnë në Shqipëri, të mundin me diplomën që marrin të punojnë në vendin e tyre.
Do presim BE-në për të qenë njerëz të lirë në një territor që të paktën kemi mundësi të vendosim vetë?
Në vend të themi sa mirë që pas një periudhe kur nuk e njihnim dhe as takonim njeri-tjetërin, kemi arritur në fazën që po finalizojmë disa procese që kemi rënë dakord në letër, fillojmë dhe fantazojmë.
Kryeministri Rama foli edhe për Unionin Doganor që ishte mundur të bënte me Kosovën, por u kundërshtua nga qeveria, që asokohe drejtohej nga ish-kryeministri Berisha.
Rama: Unioni Doganor.
Cili Union Doganor? Një Union Doganor jam përpjekur të bëj unë, atë me Kosovën dhe është refuzuar nga qeveria e ish-kryeministrit që më tregon mua Unionin Doganor Jugosllav.
Kjo ka lidhje me gjithçka që kemi shkur, jo me Unionin Doganor. Ka një të keqe dhe një të keqe të madhe, që lehtësohen qytetarët dhe bien kauzat fallso, të atyre që gjejnë rrugën më të lehtë.
Rama pranoi ndasinë me Presidentin Serb, Aleksandar Vuçiç, sa i përket qëndrimeve për Kosovën. Por nga ana tjetër ai thekosi se kjo nuk e pengon të kuptojë atë së ç’mund të bëjën sëbashku për të çuar para vendet e tyre.
Rama: Unë do ta kisha më të lehtë të mos vija këtu fare, të mos shkoja në Novi Sad dhe të rrija në Tiranë dhe të sulmoja në FB, Serbinë. Por a do ta zgjidhja problemin, kur dihet që kemi një ndasi të prerë me presidentin e Serbisë. Është një ndasi e ditur, që nuk na pengon të kuptojmë se cfarë mund të bëjmë sëbashku. Është “A” e bashkëjetesës nga e cila duhet të përfitojmë të gjithë.
Kryeministri nuk la pa përmenduar e procesin e negociatave. Ai theksoi se jemi lagjia më e varfër e Europës dhe lagjia më e pasur, pra BE ka problemet e veta saq nuk po arrijnë të krijojnë dot qeverinë.
Sipas tij gjithçka është një klub interesash.
Jemi lagjia më e varfër e Europës. Ndërkohë duam të integrohemi në lagjen e pasur të Europës. Lagja e pasur ka interesat e veta dhe e thotë troç, që nuk kemi kohë të merremi me ju, sepse kemi hallet tona, sepse ata janë në sherr si do ndajnë fondet dhe interesat me njeri-tjetrin.
E keni dëgjuar Macronin kur thotë nuk funksionn me 28, si do funksionojë me 34. Do vijnë këta thotë, e do kërkojnë më shumë nga ne. Është një klub interesash. Edhe ne do ngrejmë mure derisa ti mbushet mendja dhe do mbyllemi në shtëpi dhe do bëjmë ulluqe për të komunikuar me njeri tjetrin, e ti vëmë minat njeri-tjetërit?
“Shengeni Ballkanik” është një proces normal për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit nuk duhet të krijojnë barriera për të bashkëpunuar mes tyre dhe as nuk duhet të presin Be-në.
Rama: Ky është një proces normal, ku përveç lirisë së lëzijes, tjetra është se nuk na ka mbledhur Hahn. Duhet të opresim që ata të merren vesh që ne të çojmë domatet, Konkretisht sot ata nuk kanë krijuar akoma qevrinë sepse ata nuk merren vesh.
Ne hymë në atë proces, nuk kemi firmosur asnjë dokument. Janë të dakordësuara më parë. Kur Gjermania feston rënien e murit, çfarë do bëjmë ne do fillojmë të ngrejmë mure? Kemi fituar nga muret?
Çështja themelore që na ndan nuk zgjidhet më lehtë duke u mbyllur mbprapa mureve, por zgjidhjet më arsyeshëm duke komunikuar, duke u përplasur, duke mos rënë dakord, por në të njëjtën kohë duke u dhënë njerëzve frymë.
Unë nuk jam në pozitën e Presidentit të Serbisë që ka shumë miq. Serbia e ka me disa dyer perëndimin, ne e kemi me një derë, Perëndimin.
Por cilat janë në terma konkretë, përfitimet nga miratimi i këtij plani bashkëpunimi në Ohër, për vendet e rajonit dhe qytetarët e tyre?
“Shengeni i Ballkanit Perëndimor” sic e quan Kryeministri Rama do të lehtësojë ndërveprimin mes vendeve të rajonit si pershembull:
1- Stabiliteti në rajon.
Nuk duhet harruar se stabiliteti politik dhe ekonomik është çështje kyçe për çdo investitor. Nuk ka ndonjë mesazh më të mirë për stabilitetin në rajon sesa performanca e bashkuar e vendeve të rajonit dhe krijimi i një tregu të përbashkët.
2- Lëvizja e lirë e njerëzve.
Kjo masë ka disa efekte dhe zmadhon konkurrueshmërinë në të gjithë rajonin (shtetet anëtare të kësaj nisme shpalosin kështu potencialin e rajonit me popullsi prej 12 milion banorësh dhe me mundësi për më shumë rritje).
Në praktikë, kjo do të thotë prezantimin e një sistemi që do të mundësojë:
A- Udhëtimin nga njëri vend në tjetrin vetëm me kartë identiteti.
B- Leje punësimi të përbashkëta, që lejojnë njerëzit të punojnë në të gjitha kompanitë e përfshira pa u detyruar të marrin pjesë në proçedura shtesë.
C-Kjo masë do të rrisë drejtpërdrejtë vendet e punës, që automatikisht nënkupton edhe rritjen e faktorit tërheqës në të gjithë rajonin për investime të reja.
Për më tepër, të huajt që vijnë në Beograd do të mund të udhëtojnë në vendet e tjera të kësaj nisme pa viza, dhe anasjelltas.
3- Nxitet lëvizja e lirë dhe e shpejtë e mallrave.
Kjo përmes prezantimit të orareve të punës 24 orë në 7 ditë të javës për të gjitha shërbimet e inspektimit, sidoemos ato që fokusohen tek sektorët fitosanitarë dhe veterinaria.
4- Integrimi dhe ngritja e një pakete të përbashkët të dokumenteve që nevojiten për lëvizjen e mallrave nëpër vendet anëtare të nismës me theksin në prezantimin e një sistemi pa letra që është në përputhje të plotë me strategjinë e vendit për zhvillimin digjital.
5- Njohja reciproke e kualifikimieve profesionale në vendet anëtare të nismës (diploma).
6- Nxitja e shkëmbimeve studentore dhe lançimi i programeve të përbashkëta të kërkimit dhe zhvillimit.
7- Konsolidimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Theksi vihet te bashkëpunimi në fushën e migrimit dhe ndihmës në rastet emergjente.
8- Lëvizja e lirë e parave.
Kryeministri Rama deklaroi gjatë konferencës për shtyp se me datë 21 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës e “Shengenit Ballkanik” në Durrës.